Gjergj Bubani Botuar me 1937,Arsye patriotike
Monday, July 2, 2007 7:59:20 AM
“Jo arsye politike, por arsye të forta patriotike kanë shkaktuar projektligjin që ndalon martesën e nëpunësve të Mbretnisë Shqiptare me gra të huaja”, -deklaroi në dhomë, nënkryetari i saj dhe propozuesi i dekretit, z. Hiqmet Delvina.
Dhe me shumë të drejtë.
Këtu nuk është fjala për besim a mosbesim. Te nëpunësi shtetnor shqiptar, civil ose ushtarak, Qeveria dhe Dhoma kanë besim të plotë. Karakteristika e shqiptarit është besnikëria dhe burrnia. Nëpunësi shqiptar, edhe i martuar me të huaj, nuk është e mundur t’i humbasë virtytet e tij: di të jetë burrë dhe besnik ndaj gjakut e kombit të vet, di të jetë pikësëpari shqiptar.
Jo, pra, arsye politike, por arsye të forta patriotike e shkaktuan ndalimin në fjalë.
Cilat janë këto arsye?
S’ka dy javë që kombi mbarë shqiptar, duke folur me anë të përfaqësuesve të tij dhe duke ndjekur vijat e mëdha reformatore të hequra nga Prijësi Sovran, vendosi, me një zë, çrobërimin e motrave tona, ngritjen e gruas shqiptare në nivelin që ajo meriton, në nivelin ku i ri bukur të qëndrojë mëma, motra edhe gruaja e një populli i cili pretendon të zërë një vend të caktuar midis popujve të qytetëruar.
Për t’u realizuar kjo, s’do të mjaftonte heqja e mbulesës së fytyrës. Gruaja shqiptare, e çrobëruar sot nga zakonet e ndryshkura dhe nga bestytnitë prapanike që i mohoni të drejtën më elementare të njeriut-të drejtën të shohë me sy të çelur diellin, botën dhe njerëzit- ka nevojë për një përkrahje të fortë morale dhe materiale, ka nevojë për gjithë kujdesjen dhe dashurinë tonë atnore dhe vëllazërore, që të mundë të përkëmbet ne jetën e re. Gruaja shqiptare e ditëve tona nuk është e përgatitur ta përballë këtë jetë drejtëpërsëdrejti, duke luftuar braz me burrin për të fituar dhe siguruar ekzistencën e vet. Ajo s’është e pregatitur as për shkencëtare, as për nëpunëse, as për tregtare, si shoqet e saj të Evropës. E vetmja mbështetje e gruas shqiptare, i vetmi ideal i saj, i vetmi sigurim i saj është vatra familjare. Ajo di të jetë vetëm shoqe e ndershme dhe mëmë e denjë.
E kemi për detyrë, pra, të mos lejojmë që kjo e drejtë e gruas shqiptare, që është së bashku edhe misioni i saj i vetëm, të shkelet. E mira do të ishte që, pa kurrfarë shtrëngese, pa ligj të posaçëm dhe pa urdhra qeveritare, të gjithë ata sa e ndiejnë veten shqiptarë të vërtetë, krenarë për gjakun e tyre dhe për virtytet e racës sonë, vullnetarisht dhe unanimisht ta merrnin, secili për vete, vendimin që përfshin ligji në fjalë.
Dhe, c’’është e drejeta, shumica e madhe e popullit, kështu ka gjykuar dhe kështu ka vepruar. Nuk janë as një, as dy, por të panumërta rastet kur djem shqiptarë, qysh në vogëli të mërguar nëpër kurbete të largme, janë kthyer pas 10-15 vjetësh që të martohen në atdhe, me nga një gocë shqiptare, ndonëse në rrugën e jetës me mijëra gra kanë hasur dhe mijëra herë kanë pasur rastin të tërhiqen e të pushtohen prej bukurisë së tyre, të armatosur me gjithë shpikjet mjeshtërore të toaletës moderne.
Ata, ndonëse sovranë mbi veten e tyre dhe mbi xhepin e tyre, ndonëse të ndodhur mijëra dhe mijëra kilometra larg Shqipërisë, rezistuan dhe, kur u erdhi koha e volitshme, u nisën nga Bostoni dhe nga Misiri, f.v.., për në katundin e vet që të martohen me goca shqiptare të thjeshta, të cilat shumë herë kanë rastisur t’i marrin me vete edhe në mërgim. A nuk pasqyrohet në këto martesa, në këto gjeste të popullit, gjithë krenaria jonë kombëtare?
Ndërkohë, u vu re se disa të tjerë, çuna të parritur, të lartësuar me shpenzimet e kolektivitetit shqiptar në një nivel kulture dhe qytetërimi, të dërguar me bursa të Shtetit përjashta, dashurohen shpejt dhe keq dhe s’mundin të rezistojnë, por, ala me mustaqe të padjersitura, në kohën kur kujdesja e tyre te vetme duhet të jetë shkolla, fejohen dhe lidhin martesa nëpër botë.
Kësaj rryme që kishte mbërritur të bëhet një modë midis të rinjve tanë intelektualë, ligji në fjalë erdhi t’i thotë: stop!
Kombi shqiptar që po i mëson, kombi shqiptar që do t’i ushqejë një jetë të tërë me rrogë, rrogë të paguar nga djersa e këtij populli, ka tërë të drejtën të pretendojë që pranë tyre të gëzohen dhe prej rrogës së tyre të ushqehen nga goca shqiptare dhe jo të huaja.
Asnjë arsye politike, pra, por arsye të forta kombëtare e imponuan këtë masë, të cilën populli shqiptar e duartroket me gjithë zemër.