Vangjel KoÇa, Botuar më 1935, ....Dhe letrat e të tjerve
Monday, July 2, 2007 8:05:55 AM
....Dhe letrat e të tjerve
vangjel koÇa, Botuar më 1935
Ka ca kohë edhe në Europë bota këndonjëse e kritika nuk janë të kënaqura nga cilësia e prodhimit letrar. Si shenjë është edhe ajo që thuhet “kriza e librit”. Konkurset që shpallin revistat, reklamat që lajmërojnë çdo javë një “zbulim” në poezi e në roman, komeditë që mezi rrinë me shpirt në buzë dy-tri net në skenë dhe s’hyjnë dot në repertor, - të gjitha këto e kanë bërë turmën e këndonjësve ta humbasë besimin, edhe kanë favorizuar suksesin e romanit rus ose anglez, të jetës së romancuar, të “librit të verdhë”, të kinemasë. Tani mbi këto dergjet meraku i pa kënaqur i atyre që kërkojnë akoma nga arti një çast gëzimi ose harrimi.
Ky fenomen hyn në lëmin e problemeve të përgjithshme të kohës sonë: Krizë arti apo krizë shpirti? Të qëndruar në vend apo të kthyer? Letërsia – formë jete dhe që cfaq me travalinë artistike ritmin e përjetshëm të historisë njerëzore- a ka rënë apo ka shterpuar? Apo është prapë në të mbrujtur e sipër dhe paralajmëron një prodhim të pasur për nesër?
Epokat e rënies duken në tërë rrjedhjen e veprimit fantastik e krijonjës të njerëzisë, që nga kohët e Helladhës së vjetër e gjer në Europën e sotme. Turbullimet e mëdha shoqërore, kalimi nga një formë politike e ekonomike në një tjetër, e shpejtojnë lëvizjen dhe caktojnë pamje të pa pritura, që e bëjnë gjykimin tonë ta humbasë udhën. Sot vërtetohet një ngjarje që e çudiste Napoleonin në kohën e fuqisë së tij më të madhe: fitoret e mëdha të Perandorsë, reformat dhe rindërtimet e admirueshme të jetës shoqërore, nuk dhanë asnjë letërsi të re, as edhe një art të ri. Çmimet dhjetëvjetore nuk pollën asnjë talent të madh. Kjo gjë e zëmëronte dhe e ulte pak Agustinin e ri. Kështu edhe në në këtë shekull tonë të paqetë, arti dhe letërsia duket sikur e kanë humbur udhën. Në mes të formave të vjetra, që rëndojnë në prestigjin e një lavdie të vulosur nga koha, dhe të pamjeve të reja që kërcejnë në fantazinë e ndërsyer të shkrimtarëve të rinj, jo vetëm që s’ka lidhje e ngjitje të ideale, po vihet re edhe një farë paralize që e pengon artin të shpëtojë nga tirania e së shkuarës dhe të hyjë me çap të sigurt në udhët e reja.
Cilat janë shkaqet e këtij qëndrimi në vend? Kritikët europjanë thonë se disa janë fatale dhe disa të tjera janë të kohës.
Më parë nga të gjitha, disa forma letrare janë të destinuara të humbasin, sepse janë pa përmbajtje, kufoma me pudër, kukulla pa shpirt e pa sinqeritet. Një nga këto forma letrare është edhe romani ashtu siç u trashëgua nga tetëqinda dhe u gatua me të gjitha salcat më të reja. Në qoftë se stili ësht njeriu, një nga gjërat që s’u pëlqen më tepër shkrimtarëve të sotëm është pikërisht kjo mungesë stili, në kuptimin e tij më të thellë. Të gjithë shkruajnë mirë, bile në një mënyrë të standardizuar. Këndoni dhjetë faqe, një faqe nga çdo shkrimtar, dhe nuk do të shquani dot fizionominë, domethënë personalitetin e çdo njeriu; kurse stili është vetë jeta e shkrimtarit, domethënë bota e ideve, e ndjenjave dhe besimeve të tij, botë e përhapur në tërë veprën e tij dhe që dridhet në ritmet harmonioze të fjalës.
Sikur t’i përmbledhim vetëm në një shenjë dhe shkaqet e dobësimit artistik të letërsisë europjane të sotme, këtë shenjë e shkak të vetëm do ta gjejmë në pasinqeritetin – në kuptimin estetik e jo moral-, i cili nuk është gjë tjetër veçse mungesë inspirate dhe i bënë të errta e të rënda kaq forma të prodhimit letrar të tanishëm.
Gjithë togu i romaneve krahinore, kallëzimet kombëtare, përshkrimi i rretheve borgjeze ose aristokratike, tezat ideologjike, filozofike e politike, temat e panumërta të dashurisë-nuk puthen më me klimën historike që rrojmë. Janë ndryshime të mërzitura temash të mëdha me të cilat janë marrë artistë të mëdhenj që janë bërë klasikë; janë mundim i kotë nipërish dhe imitatorësh pedantë. Dhe ja që po arrijmë përpara një të vërtete të harruar për shumë kohë: romani duhet t’i shtrohet një ligji të hekurt e të pa kuptueshëm: të kallëzojë. Sot nuk kallëzojnë, kurse fantazia narrative është konditë e parë e krijimit letrar, do në historinë e një shpirti ose të një epoke, do në një temë me rreth shoqëror ose çast të shpirtit. Merrni kryeveprat e letërsisë së përbotëshme dhe do të shikoni se në palcë janë narrative, domethënë kanë një zhvillim jo vetëm së jashtmi, por edhe së brendshmi, me dramatizmin dhe lëvizjen e jetës së brendshme. Këtë cilësi e ka vetëm artisti që ka një gjë të re dhe interesante për të thënë. Dikush, në ditët tona, ka thënë se “Arti i madh është ai që i ngre pasionet e mëdha kolektive, që frymëzohet nga një njerëzim i gjallë dhe i thellë, që sjell mbi skenë ose përshkruan atë që ka rëndësi me të vërtetë në jetën e shpirtit ose në qenien e njerëzve”.
Kritikët europjanë këshillojnë të kthyerit në sinqeritet si konditë për përtëritjen e letrave. Që ta themi me një përfytyrim të Ungjillit, vera e re duhet të vihet të kaçupe të rinj. S’ka erë sinqeriteti as në roman, as në poezi, as në mendimin filozofik që përtyp gjithnjë sistemet e vjetra të mendonjësve të mëdhenj të së shkuarës. Kështu narratorë, poetë, filozofë, moralistë, shprehin travalinë e një epoke krize ose më mirë epokë kalimi, që po punon-me veprën e disa mëndjeve punëtore e të zgjedhura-format e reja që do të ndritin botën e nesërme.