Alexander Pushkin- Poezi
Thursday, June 24, 2010 10:40:18 PM
Poetit
Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.
Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.
Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?
Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.
Shalli i zi
Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti
I ri kur kam qene,plot vrull,guximtar
Nje greke te bukur e desha me zjarr
Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim
Por ishte i shkruar i zi fati im
Nje nate po pinja me miq ne gosti
Kur portes trokiti nje i lig jahudi
Ti pi e defrehesh cifuti me tha
po grekja e bukur te shkoi, te la
I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra troditur te vij skllavi im
Dhe dolem.Vraponim mbi kuajt veri
Meshira me flinte ketu mu ne gji
Dhe porsa e pashe,oh,prakun e saj
Mu erren syte,mu mbushen me vaj
Dalldisur shoh vajzen qe mua sme ndjen
Ne krah e pushtonte plot afsh nje armen
Prape syte mu erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot se mbaroi
Kufomen e shtypa me kembe.Pastaj
Vajtova mbi vajzen,mbi gjoksin e saj
Kujtoj si po dridhej,si lutej ngadale
Me vdiq dhe kjo greke,me shkoi dhe ky mall
Dhe shallin ia hoqa,siu desh ai me
Celikun e thikes e fshiva me te
Dhe skllavi,kur nata gjithe gjurmet i humb
Kufomat e tyre i hodhi ne Danub
Qe ahere nuk puth me sy te bukur me,jo
Dhe nete gezimesh qe ahere nuk i njoh
...Veshtroj si i cmendur une shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti.
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.
Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete
Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
* * *
Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen
Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur papritur gjithcka shkon
Per te shkuaren mallohet
* * *
Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me
Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish
Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se vec nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin
* * *
Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.
Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.
Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?
Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.
Shalli i zi
Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti
I ri kur kam qene,plot vrull,guximtar
Nje greke te bukur e desha me zjarr
Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim
Por ishte i shkruar i zi fati im
Nje nate po pinja me miq ne gosti
Kur portes trokiti nje i lig jahudi
Ti pi e defrehesh cifuti me tha
po grekja e bukur te shkoi, te la
I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra troditur te vij skllavi im
Dhe dolem.Vraponim mbi kuajt veri
Meshira me flinte ketu mu ne gji
Dhe porsa e pashe,oh,prakun e saj
Mu erren syte,mu mbushen me vaj
Dalldisur shoh vajzen qe mua sme ndjen
Ne krah e pushtonte plot afsh nje armen
Prape syte mu erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot se mbaroi
Kufomen e shtypa me kembe.Pastaj
Vajtova mbi vajzen,mbi gjoksin e saj
Kujtoj si po dridhej,si lutej ngadale
Me vdiq dhe kjo greke,me shkoi dhe ky mall
Dhe shallin ia hoqa,siu desh ai me
Celikun e thikes e fshiva me te
Dhe skllavi,kur nata gjithe gjurmet i humb
Kufomat e tyre i hodhi ne Danub
Qe ahere nuk puth me sy te bukur me,jo
Dhe nete gezimesh qe ahere nuk i njoh
...Veshtroj si i cmendur une shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti.
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.
Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete
Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
* * *
Mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te genjen
Hesht ne driten e mundimit
Rishmez dita e gazit vjen
Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur papritur gjithcka shkon
Per te shkuaren mallohet
* * *
Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me
Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish
Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se vec nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin
* * *














