LETËRSI

POEZI, TREGIME, ESE

Jalal al-Din Rumi- I lumtur është ai qe është bërë si ne;

I lumtur është ai qe është bërë si ne;
Qe është bërë krejt dorezim dhe permbajtje;
Qe është bërë betimi i Dashurise dhe Cmendurise;
Qe është bërë një Xhevahir ne Detin e Pastertise.

~ Jalaluddin Rumi



Kjo është dashuria: të flururosh drejt një qielli sekret,
te besh me qindra vello te bijen çdo moment.
Me pare, ta leshosh jetën.
Ne fund, te marrësh hapin pa këmbë;
ta shohësh këtë botë si te padukshme,
dhe te shperfillesh çfarë shfaqet te jetë vetja.

Zemer, thash unë, çfarë dhurate ka qen
te hysh ne këtë rreth te dashuruareve,
te shohësh përtej vete shikimit,
te zgjatesh dhe ndjesh perbrenda gjoksit.





Kur je me çdo njeri përveç meje,
................... . ti nuk je me asnjëri.
Kur nuk je me njeri përveç meje,
................... . ti je me çdo njeri.
Ne vend qe te lidhesh me çdo njeri,
................... . ji çdo njeri.
Kur behesh aq shumë, ti sje asgjë.
................... . Boshesi.





Atje ku gjithcka eshte muzik

Mos u beje merak per t'i ruajtur keto kenge!
Dhe nese ndonje nga instrumentet tona prishet,
ska rendesi.

Ne kemi rene ne nje vend,
Ku gjithcka eshte muzik.








Ti je i vetmi student qe ke

Ti je i vetmi student besnik qe ke.
Gjithë te tjerët ikin herët a vonë.

A ke qenë duke e bërë veten te ceket
duke bërë tjetër te dukshëm?

Mos harro, kur ti je i bashkuar,
nuk ke përse të kesh frikë
qe do të kulloheshe.

Komanda kthehet ne te folur,
dhe ti ndjen oqeanin
duke levizur perbrenda teje.
Pastaj vine, Ji i qete,
ashtu si kur shiu ndalon,
dhe pemët ne pyll
fillojnë te thithin njomeshti
brenda tyre.



Dashuria është shërim

Dashuria është shërim,
Se dhimbja të ndalur nuk di,
Më tepër dhimbje do lindë
Der'sa syri yt pa pushim
Zjarr dashurie të shkreptijë,
Si trupit yt, me aq lehtësi
E shpërndan aromën e tij.




Kur të vyshket trëndafili dhe kopshti te venitet

Kur të vyshket trëndafili dhe kopshti të venitet,
Nuk do dëgjohet më kënga e bilbilit në degë.
I Dashuri është gjithçka, dashuruesi veç një mbulesë
Dashuruesi një trup i vdekur, I Dashuri i jep jetë.

Në e ndërpreftë Dashuria përkujdesjen për një çast
Dashuruesi zog i braktisur, zog pa krahe do të mbesë.
Oh, si do ta gjej unë rrugën, sytë a do mund t'i hap,
Nëse Drita e Të Dashurit më braktis një mëngjes?




Një ditë...

Një ditë
Ti do ta rrembesh zemrën time krejt,
Do e bësh më të zjarrte se një dragua.
Me qerpikët e tu në zemër do shkruash
Poezinë që nuk do mund ta shkruajë,
Asnjë penë, asnjë poet.





Poezia

Në nurin tënd mësova të dashuroj,
Në bukurinë tënde të thur poezi,
Ti më vallëzon brenda në kraharor,
Askush nuk të sheh, askush nuk e di.
Arrij nganjëherë, unë ty të të shoh,
Pamja jote është, ky art madhështor
















Re me pantallona! - Majokovski. Rreshta te perzgjedhur... :)

Write a comment

New comments have been disabled for this post.